Lifestyle
Aktori Colin Firth merr shtetësinë italiane
Firth ka thënë se do të mbetet një shtetas i dyfishtë, duke shtuar se gruaja e tij e lindur në Itali gjithashtu do të kërkojë shtetësinë britanike
Aktori britanik, Colin Firth, i cili shpesh ka luajtur rolin e një anglezi të thjeshtë në filmat e tij të shumtë, është bërë shtetas italian, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Italisë.
“Aktori shumë i njohur, i cili fitoi Oskar për filmin ‘The King’s Speech”, është i martuar me një qytetare nga vendi ynë dhe shpesh ka shprehur dashurinë e tij për vendin tonë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. Firth në anën tjetër, ka thënë se do të mbetet një shtetas i dyfishtë, duke shtuar se gruaja e tij e lindur në Itali gjithashtu do të kërkojë shtetësinë britanike.
Aktori britanik është i martuar me producenten italiane Livia Giuggioli që nga viti 1997, derisa çifti jeton me dy djemtë e tyre në Britani. Ndryshe nga disa vende të tjera të BE-së, Italia dhe lejojnë shtetësinë e dyfishtë. Një numër i vendeve të BE-së, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Irlandën, kanë raportuar një rritje të qytetarëve britanikë që kërkojnë shtetësi të re.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj









