Shqipëria
Dokumentari zviceran përmbyll Festivalin për të Drejtat e Njeriut
"Dokumentari trajton anën e shëmtuar të keqpërdorimit të demokracisë së drejtpërdrejtë nga ana e partive të djathta, por edhe atyre të majta"
Dokumentari i regjisorit zviceran, Thomas Isler, i titulluar “Demokracia merr kot”, ka përmbyllur Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Tiranë. Dokumentari flet për kërkesat e elektoratit zviceran, për ndryshime të tilla kushtetuese, si iniciativa kundër minareve, bie ndesh me parimet themelore të konventave të njohura ndërkombëtarisht për të drejtat e njeriut.
Ai hulumton nevojën që lind për demokraci të drejtpërdrejtë, duke marrë parasysh kufizimet e një sistemi të tillë politik. Isler në një intervistë për mediet shqiptare ka treguar për kompleksitetin e demokracisë në një vend si Zvicra.
“Dokumentari trajton anën e shëmtuar të keqpërdorimit të demokracisë së drejtpërdrejtë nga ana e partive të djathta, por edhe atyre të majta. Ana e mirë e kësaj pune është vëmendja që tregojnë njerëzit për politikën, sepse politika kërkon mendimin e njerëzve.
Kjo është karakteristikë për Zvicrën, për mënyrën se si ushtrohet pushteti. Ne nuk kemi një president, nuk kemi një qeveri të fortë, kemi të bëjmë me një mënyrë të rrafshët të ushtrimit të pushtetit. Zvicra do të ishte modeli vërtet më i mirë nëse kjo lloj demokracie do të kishte një kuadër kufijsh, pra jo gjithçka mund të hedhësh në votë.
P.sh., nuk mund të hedhësh në votë dënimin me vdekje. 4 herë në vit zviceranet votojnë për referendume. Gjatë gjithë vitit diskutohet në shkollë, në shtëpi, në media, në rrugë, e vijnë e të marrin nënshkrimin për çështje të ndryshme, kështu njerëzit janë gjithnjë në proces reflektimi. Them se kjo pjesë është me vlerë.
Në këtë dokumentar unë shtroj shqetësimet e mia për demokracinë e drejtpërdrejtë, për keqpërdorimin e saj prej populizmit, prandaj marr një kamerë dhe ballafaqohem me njerëzit, pasi kam dëshirë të shoh se si reagojnë ata”, ka thënë regjisori.
https://www.youtube.com/watch?
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih