Kuriozitete

Tentoi të kontrabandonte 1 kilogram ari të fshehur në zorrë të trashë

Autoritetet kanë bërë të ditur se kanë dyshuar në këtë person sepse “ecte në mënyrë të dyshimtë”

Autoritetet e Sri Lankas kanë arrestuar një person sepse ishte përpjekur të kontrabandonte ari dhe stoli të çmuara deri në 1 kilogram të fshehura në zorrën e trashë.

Autoritetet kanë njoftuar se kanë gjetur 904 gramë ari, në vlerë prej 29 mijë dollarëve, në zorrën e trashë të të dyshuarit.

45-vjeçari ishte gjetur nga autoritetet indiane, por u ndal në Aeroportin Ndërkombëtar të Colombos, përcjell albinfo.ch.

Autoritetet kanë bërë të ditur se kanë dyshuar në këtë person sepse “ecte në mënyrë të dyshimtë”.

Kjo nuk është hera e parë që provohet të ketë kontrabanda të tillë. Sipas BBC-së, kontrabandistët blejnë ari ku mund të gjejnë më lirë në rajon dhe më pas shkojnë drejt Indisë që ta shesin dhe të kenë profit.