Kuriozitete
Turisti parandalon rënien në greminë, pasi shoferit i bie të fikët
Kur e kishte parë gjendjen e shoferit, pasagjeri kishte kërcyer nga ulësja e vet për të frenuar, duke shpëtuar kështu bashkudhëtarët e tij nga rënia në greminë
Një turist francez ka parandaluar një autobus nga rënia në greminë gjatë ngjitjes në Alpet austriake, pasi shoferit i kishte rënë të fikët.
Autobusi ishte duke u ngjitur në Alpet e Tirolit, me 21 pasagjerë, kur shoferit 76 vjeçar i ra të fikët.
Automjeti ishte duke ecur drejt një përplasje të mundshme dhe më pas hedhjes në greminë, por një pasagjer francez kishte arritur të frenonte autobusin. Autobusi me këtë rast goditi një mbrojtëse në rrugë, por u ndal. Katër njerëz u dërguan në spital më pas.
Francezi 65-vjeçar ishte ulur afër shoferit kur kuptoi se ngasësi nuk ishte mirë. Kur e kishte parë gjendjen e tij, pasagjeri kishte kërcyer nga ulësja e vet për të frenuar sa më shpejtë që të ishte mundshme duke shpëtuar bashkudhëtarët e tij nga rënia në greminën 100 metërshe, shkruan albinfo.ch
Në këtë vend, më 2004 pesë turistë kishin ndërruar jetë pasi automobili i tyre kishte rënë në një greminë.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave