Kuriozitete

Pandat, për herë të parë para publikut

Publiku mund t'i sugjerojë emrat e pandave përmes telefonit, emailit ose mesazheve para 20 tetorit

Një total prej katër pandave të vogla, përfshirë edhe tre këlyshë, u takuan me publikun për herë të parë në veriperëndim të provincës Shaanxi të Kinës. Provinca filloi një fushatë për emërtimin e këtyre tre këlyshëve, duke kërkuar ndihmën e të pranishmëve. Publiku mund t’i sugjerojë emrat përmes telefonit, emailit ose mesazheve para 20 tetorit.

Tri pandat e vogla janë gjithashtu të hapura për adoptim, kostoja e të cilave do të përdoret për mbarështimin e tyre dhe hulumtimet përkatëse. “80 për qind e shpenzimeve përdoret për mbarështimin normal të pandave dhe 20 për qind për hulumtime në shtimin tyre, tiparet fiziologjike dhe biokimike.

Ne dëshirojmë të shprehim falënderimet tona të sinqerta për publikun për mbështetjen e tij të vazhdueshme”, tha Ma Qingyi.

Që nga viti 2003, numri i pandave të egra në Shaanxi është rritur në 345.