Shkurt.ch

Gara “Gordon Bennett” këtë vit fitohet nga dy francezë

Dy pilotë francezë kanë mposhtur kundërshtarët e tyre ndërkombëtarë në garën me balonë, duke i udhëhequr që të fluturojnë sa më larg nga pikënisja e që ishte Fribourg në Zvicër

Dy pilotë francezë kanë mposhtur kundërshtarët e tyre ndërkombëtarë në garën me balonë, duke i udhëhequr që të fluturojnë sa më larg nga pikënisja e që ishte Fribourg në Zvicër.

Gara e titulluar “Gordon Bennett,”  që është gara më e vjetër me balona me gaz në botë, ka mbledhur në një vend pilotët më me përvojë nga e gjithë bota, të cilët tentojnë t’i shtynë balonat e tyre të fluturojnë sa më larg që munden.

Në këtë garë përfshihet edhe largimi i balonave përtej kufijve edhe përgjatë natës.  Vincent Leys dhe Christophe Houver kanë pilotuar balonën e tyre nëpërmes qiejt e Evropës për ta aterruar ngadalë plot 1834 kilometra larg nga pikënisja respektivisht në një fushë afër qytetit Vaiso në Estoni.

“Është moment shumë emocionues kur balona kaloi kufirin em Lituani sepse thanë se duhet më shumë se një ditë për ta arritur. Në edicionin e fundit patëm aterrim epik. Andaj gjithçka doli të jetë e përkryer” tha Christoph.

Në vitin 2010, dy pjesëmarrës të garës kishin vdekur pasi që balona e tyre qe zhdukur mbi Detin Adriatik.