Shqipëria
Në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë u dogjën 3308 njësi bibliotekare
Sipas drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, nga zjarri u dogjën 748 njësi bibliotekare nga fondi i gazetave, 273 nga fondi i revistave, 134 nga fondi i librit të huaj, 100 njësi bibliotekare nga fondi i librit në gjuhë të huaj dhe 2053 njësi nga fondi i librit shqip
Zjarri që ka përfshirë një pjesë të Bibliotekës Kombëtare në Tiranë ka marrë “me vete” 3308 njësi bibliotekare, përfshirë këtu gazeta dhe revista nga koha e kaluar, por fatmirësisht kanë shpëtuar ekzemplarët e rëndësishëm arkivor të shtetit. Kështu ka deklaruar drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, e cila ka bërë publik bilancin e dëmeve të shkaktuara nga rënia e zjarrit në muaj mars tç këtij viti.
Ajo deklaroi se fondi i vlerave të rralla ka mbetur i paprekur dhe se bëhet fjalë për 3 rafte në total ku qëndronin të depozituara 3.308 njësi bibliotekare me kopje librash, gazetash apo revistash.
“Nuk janë prekur as baza elektronike e të dhënave kombëtare, as mjediset ku ruhet fondi i vlerave të rralla, as arkivi i librit dhe periodikut shqip, çka do të thotë se asnjë prej titujve të dëmtuar nga zjarri në kuptim të përdorimit nuk rrezikon të jetë zhdukur përgjithmonë, pasi falë këtij fondi të veçantë arkivor bëhet i mundur riprodhimi i tyre nëse do të jetë e nevojshme”, tha Asllani.
Sipas saj, rezultojnë të asgjësuara nga zjarri 748 njësi bibliotekare nga fondi i gazetave, 273 nga fondi i koleksioneve të revistave, 134 nga fondi i librit të huaj+fjalor, 100 njësi bibliotekare nga fondi i librit në gjuhë të huaj dhe 2053 njësi nga fondi i librit shqip.
“Në tërësi kemi 3308 njësi bibliotekare”, tha ajo.
Drejtoresha foli për masat e marra për tejkalimin e këtij dëmi siç është evidentimi i demit, evakuimi, përgatitja e listave, restaurimi dhe pasqyrimi në inventarin e bibliotekës. Ajo shtoi se një financim i ndërmarrë nga Ministria e Kulturës, i cili është ende në fazën e implementimit të tij, do të shërbejë për përtëritjen e sistemit kundër zjarrit.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih