Lifestyle
Dikur luante kundër Ronaldos e Kakas, sot është berber
Bledar Lena thotë se nuk është penduar aspak që la futbollin për t’u bërë berber, derisa kujton kohën kur përballej me yjet e Realit
Një histori interesante, por edhe e çuditshme vjen nga Shqipëria. Ish-sulmuesi i Gramozit, Bledar Lena, më herët kishte rastin të luante ndaj yjeve të futbollit botëror, si Cristiano Ronaldo, Kaka, Raul, por edhe yjet tjerë të futbollit, derisa tashmë është berber.
Ish-sulmuesi i cili luajti për Gramozin e Kukësin u largua nga futbolli në moshën 28-vjeçare, duke nisur një karrierë të re.
Por, ai në një intervistë për “Panorama Sport”, nuk pendohet që e ka lënë futbollin, derisa kujton kohën kur përballej me yjet e Real-it që kishin luajtur në Tiranë, përcjell albinfo.ch.
“Jam aktivizuar në pjesën e dytë dhe është një ndeshje që nuk do ta harroj asnjëherë. Të luash përballë Realit, të mbushur me yje, është një shans që nuk të vjen më në jetë dhe nuk kam si ta harroj. Ajo ndeshje nuk ishte vetëm një emocion për mua apo lojtarët e tjerë që luanin në fushë, por për të gjithë Shqipërinë. Nuk kishte ardhur asnjëherë një ekip i tillë i mbushur me yje botërorë të luante në Shqipëri”, ka thënë ai.
Ai shtoi se u largua nga futbolli, pasi ishte me stres, derisa një ditë mendon të kthehet si trajner. Bledari nuk pendohet aspak që la futbollin për t’u bërë berber.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












