Shkurt.ch

Hidhet poshtë blerja e aeroplanëve luftarakë

Qeveria kishte vendosur të shtynte për katër vitet e ardhshme blerjen e aeroplanëve të rinj luftarakë

Qeveria Federale refuzon kërkesën e armatës që të ndajë më shumë buxhet për blerjen e aeroplanëve të rinj luftarakë. Ajo po ashtu i ka rekomanduar parlamentit që të kundërshtojë kërkesën përkatëse të bërë nga komisioni për siguri i parlamentit.

Kjo kërkesë kishte të bënte me ngritjen e buxhetit për të bërë të mundur blerjen e menjëhershme të aeroplanëve luftarake, njofton “Tages Anzeiger”.

Qeveria konsideron se po, të ndaheshin më shumë mjete për të blerë aeroplanët, do të shkaktohej mungesë mjetesh në departamentet tjera, gjë që nuk është realiste dhe as e dëshirueshme. Verën e kaluar qeveria kishte vendosur të shtynte për katër vitet e ardhshme blerjen e aeroplanëve te rinj luftarakë.