E-Diaspora
Kapet kosovari që “ndihmonte” bashkatdhetarët për provimin e autoshkollës
Për një shërbim të tillë ai ka kërkuar prej secilit “klient” nga disa mijëra franga, njofton policia. Ai u ka ofruar shërbimet e tij gjithsej 20 shtetasve të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe të Zvicrës
Policia në Kantonin e Solothurnit ka zbuluar një rast të mashtrimit të përmasave të mëdha me provimet e autoshkollës. Një kosovar 41 vjeçar fajësohet se, me mjete teknike i ka ndihmuar kandidatët për të kaluar provimin teorik., shkruan 20minuten.ch.
Për një shërbim të tillë ai ka kërkuar prej secilit “klient” nga disa mijëra franga, njofton policia. Sipas saj, kosovari në ditën kur zhvilloheshin provimet qëndronte diku jashtë por i lidhur në mënyrë audiovizuale me kandidatin që hynte në provim, transmeton albinfo.ch. Në këtë mënyrë ai ia përcillte përgjigjet për pyetjet të cilat i shtroheshin të parit në provim.
Personat që i nënshtroheshin provimit teprik ishin të pajisur me një minikamerë, një mipro kufje për dëgjim, një aparat pranimi dhe një tjetër, dërgimi. Këto mjete teknike ishin lidhur në pjesën e epërme të trupit të kandidatit.
Hetimet thonë se personi i akuzuar, në mes të dhjetorit të vitit 2014 dhe marsit 2016 u ka ofruar shërbimet e tij gjithsej 20 shtetasve të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe të Zvicrës.
Përveç tij, para ligjit duhet të përgjigjen edhe ata që kanë përfituar, përcjell albinfo.ch. Bëhet fjalë për meshkuj dhe femra të cilët provimin teorik e kanë kaluar në qendrat përkatëse në Olten dhe në Bellach.
Foto: Kapo Solothurn
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini? 2025 do të sjellë më shumë sesa pensione të rregulluara dhe kufij të sigurimeve shoqërore. Disa...
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve
-
Si rritja e ‘apartamenteve të biznesit’ po e përkeqëson mungesën e banesave në Cyrih