Shqipëria
21 vjet burg për bandën që kontrabandonte me shqiptarët
Një grup prej gjashtë vetash është dënuar me rreth 21 vjet për kontrabandimin e shqiptarëve nga Francë në Mbretërinë e Bashkuar
Një bandë kriminale e cila u përpoq të kontrabandonte shtetasit shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar janë dënuar prej më shumë se 21 vjetësh, shkruan “Daily Mail”.
Lee Anderson, 46 vjeç, dhe Jason Cowley, 44 vjeç, u arrestuan nga zyrtarët e kufirit, ndërsa u përpoqën të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar nga Coquelles në Francë, pranë Calais në mars të vitit 2015, përcjell albinfo.ch.
Kur automjeti i tyre ishte kontrolluar nga oficerët ishin gjetur dy të rritur dhe një fëmijë, të gjithë shtetas shqiptarë. Shtrirja e plotë e aktiviteteve të grupit është zbuluar pasi Gillian Barker, 47 vjeç, ishte ndaluar në të njëjtën kufi në gusht të vitit 2015. Gjithashtu dy burra ishin gjetur të fshehur në makinë, të dy ishin shqiptarë.
Detektivët më vonë kanë arrestuar Ilir Hanin, 44 vjeç, Eduart Karaj, 40 vjeç dhe Vullnet Karaj, 41 vjeç. Të tre shqiptarët do të mbikëqyrnin kontrabandimin e kufijve nga një makinë e veçantë.
Eduart Karaj, Jason Cowley, Lee Anderson dhe Gillian Barker u shpallën fajtor, kurse Ilir Hani dhe Vullnet Karaj, u deklaruan jo të pafajshëm, por u shpallën fajtorë.
Vullnet Karaj u dënua me pesë vjet e gjysmë, Eduart Karaj me pesë vjet, Ilir Hani katër vjet, Jason Cowley dhe Lee Anderson me 30 muaj burgim dhe Gillian Barker 20 muaj.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











