Uncategorized
Oferta turistike e Kosovës arrin në tregun japonez
Projekti “Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat” i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, që implementohet nga “Swisscontact”, pjesërisht po e mbështet pjesëmarrjen e kompanive nga Kosova në panairin TEJ
Tre operatorë turistikë, “Airtour”, “Altavia” dhe “Fibula”, si dhe Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës do të marrin pjesë si ekspozues në panairin vjetor Tourism Expo Japan që mbahet nga 21 – 24 shtator, ku do të paraqesin informacione për Kosovën si një destinacion i ri premtues turistik dhe do të shpalosen për tregun japonez, transmeton albinfo.ch.
“Kjo është një mundësi shumë e mirë për ta prezantuar Kosovën në një treg krejtësisht të ri”, thotë Baki Hoti, kryetar i Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës. Ai shton se synimi është të promovohet oferta turistike e Kosovës në tregun e Japonisë, në mënyrë që të tërhiqen më shumë turistë nga ky vend, por edhe nga vende të tjera të Azisë Lindore.
“Panairi Tourism Expo Japan është një nga panairet më të mëdha në botë për promovimin e turizmit. Pjesëmarrja jonë si ekspozues na ofron një mundësi unike për të mësuar se çfarë duan të vizitojnë dhe të përjetojnë turistët nga kjo pjesë e botës, si dhe t’i përshtatim ofertat tona përkatësisht”, thotë Hoti, duke shtuar se informacionin për këtë panair e morën nga Ambasada e Kosovës në Japoni.
Projekti “Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat” i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, që implementohet nga “Swisscontact”, pjesërisht po e mbështet pjesëmarrjen e kompanive nga Kosova në panairin TEJ, ka angazhuar edhe një konsulente për turizmin, e cila ka përvojë në tregun aziatik që do të punojë bashkërisht me ekspozuesit nga Kosova.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira Të premten do të bjerë borë edhe në ultësira, rrugët mund të bëhen të rrëshqitshme sidomos...
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë
-
Nis referendumi kundër ID-s elektronike zvicerane