Kuriozitete

Zviceranët bëjnë valixhen që fryhet me pompë biçikletash

Valixhja mund të fryhet me një pompë standarde. Çdo valixhe do të jetë unike me një dizajn të veçantë

Kompania zvicerane “Freitag” është duke përgatitur një valixhe inovative, për të cilën nuk u duhet një hapësirë e madhe në shtëpi, dhe kur keni nevojë për të udhëtuar lehtë aktivizohet duke pompuar ashtu si një gomë biçikletash.

Zippelin ka një kapacitet prej 85 litrash dhe është bërë nga cerada e ricikluar e kamionëve, ndërsa ka rrotat e një skateboard-i.

Valixhja mund të fryhet me një pompë standarde. Çdo valixhe do të jetë unike me një dizajn të veçantë.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=T66gU1z1koc