Kosova

Edhe një vdekje e dyshimtë në spitalin e Prishtinës

Në raportin e Policisë është bërë e ditur se bashkëshorti ka denoncuar në polici vdekjen e gruas në QKUK pas një operimi. Sipas ankuesit, deri te vdekja ka ardhur nga pakujdesia dhe pajisje mjekësore

Katër vdekjeve të dyshimta që ndodhën javën e kaluar dhe gjatë kësaj javë në Qendrën Klinike  Universitare të Kosovës në Prishtinë, i është shtuar edhe një vdekje tjetër, që e çon në pesë numrin e vdekjeve nga pakujdesia në spital. Është një burrë që ka denoncuar në Polici vdekjen e gruas së tij në QKUK.

Në raportin e Policisë është bërë e ditur se bashkëshorti ka denoncuar në polici vdekjen e gruas në QKUK pas një operimi. Sipas ankuesit, deri te vdekja ka ardhur nga pakujdesia dhe pajisje mjekësore, ndërsa gjithçka ka kaluar në heshtje nga ana e spitalit universitar.

“Ankuesi mashkull k/shqiptar ka njoftuar se bashkëshortja e tij pasi që kishte qenë e sëmurë ishte dërguar ne QKUK dhe pas operimit, kishte ndërruar jete.  Për vdekjen e të ndjerës, ankuesi dyshon për pakujdesi dhe pajisjet mjekësore.  Rasti është nen hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Në Klinikën e Kirurgjisë, vetëm brenda një dite kanë vdekur katër persona; njëri prej tyre fëmijë, transmeton zeri.

Ngjarja ka ndodhur javën që shkoi por e tëra ka kaluar në heshtje derisa nuk u bë publike nga mediat. Këto vdekje sipas tyre kanë ndodh si rezultat i futjes së gazit në sistemin e oksigjenit. Ndërsa edhe sipas Bordit të QKUK-së por edhe sipas vetë ministrit Uran Ismaili, vdekje dyshohet se ka ardhur nga një lloj oksigjeni i quajtur “oksidul” që furnizon mushkëritë me oksigjen pas operimit.