Integrimi
Fuqizohen masat e integrimit në Rheintal
"Integrimi nuk është njëdrejtimësh, porse dy dydrejtimësh dhe pjesë e punës sonë", thotë Reto Friedauer, president i komunës St. Margrethen
Që nga fillimi i shkurtit, në rajonin Rheintal do të ketë vetëm një qendër integrimi të njohur si „Fachstelle Integration St. Galler Rheintal“. Të dy zyrat „Zusammenleben im St.Galler Rheintal“ dhe „Fachstelle Integration“ bashkohen në qendrën impulsive ri.nova pranë shoqatës St.Galler Rheintal në Rebstein. Anna Dietsche dhe Hanspeter Wöhrle janë në krye të këtij instuticioni të dymbëdhjetë komunave prej Rüthi-it e deri në St. Margrethen.
Kështu u bë e ditur të premten në një tryezë informative të organizuar për media, ku ishte ftuar edhe portali albinfo.ch.
„Ky është një sinjal, që na nxitë aktivisht bashkë për të marrë përgjegjësi dhe për të shpall integrimin punë të shefit, tha Ramona Giarraputo, zëvendës udhëheqëse e Qendrës për Integrim, Barazi dhe Projekte të kantonit St. Gallen.
© albinfo.ch
Fakti që dymbëdhjetë komuna bashkohen për një program të përbashkët integrimi, nuk e bën kantonin të St. Gallenit vetëm pionier të kësaj natyre, por edhe e kthen atë në një model pune në mbarë Zvicrën, tha ajo ndër të tjera.
Se sa lartë vlerësohet ky bashkim i dymbëdhjetë komunave, tregon Christa Köppel, presidente e Bashkimit të presidentëve të St. Gallenit të rajonit Rheintal (VSGP) dhe presidente e komunës Widnau. Ajo është krenare që dymbëdhjetë komuna rreshtohen bashkërisht prapa një projekti për integrimin e të huajve.
Nevoja e masave shtesë për integrim
Prej viteve të tetëdhjeta e këndej numri i banorëve me prejardhje të huaj është dyfishuar, tregon Reto Friedauer, president i komunës St.Margrethen. Të huajt përbëjnë 25 për qind të banorëve dhe tendenca është në rritje. Problem përbën mbi të gjitha pjesa e migrantëve me mangësi kualifikimi dhe një kulturë tjetër nga e jona. Ata janë më të prekur nga papunësia. Në dhjetor të 2011 papunësia e të huajve ishte në kuotën 6.2 për qind. Kjo është tri herë më tepër se e popullsisë zvicerane që ka kuotën 1.8 për qind. Me këtë problem duhet përballur aktivisht”, shprehet Friedauer tutje.
Një masë e rëndësishme është mësimi i gjuhës, për të ruajtur gjasat startuese për një vend pune. Prandaj angazhimi për një integrim më të mirë të migrantëve është detyrë e secilit nga ne, dhe jo e një apo dy personave. Nevojiten të gjithë të involvuarit- prej komunave, përtej shkollës dhe deri tek profesionistët.
Zyra e Integrimit mund të merret me shqetësime e të jap orientime, porse integrimi nuk është njëdrejtimësh, por dy dydrejtimësh dhe pjesë e punës sonë, kërkon tutje Reto Friedauer. “Për ata që janë të gatshëm për integrim e të respektojnë ligjet tona, ju ofrojmë mbështetje. Të tjerët të huaj e të huaja që vetëm marrin dhe nuk japin asgjë, nuk janë të mirëseardhur“ përfundon ai.
Marrëveshje edhe me shoqatën shqiptare
© albinfo.ch
Anna Dietsche dhe Hanspeter Wöhrle nga fillimi i shkurtit do të fokusojnë bashkëpunimin me komunat, shkollat, shoqatat dhe institucionet relevante, për të mbledhur sa më shumë informacione për migrantet dhe migrantët. Do të kërkohet aktivisht kontakti me ta përmes shoqatave të migrantëve, por edhe përmes personave kyç në rrethe të tyre. Ndërkohë që kuptojmë se me pesë shoqata të migrantëve tanimë kanë lidhur marrëveshje. Duke filluar me një shoqatë shqiptare, turke, tamile dhe serbe. Më tutje mësojmë se është planifikuar edhe një vendinformim, që në katër komunat më të mëdha të Rhentalit një herë në javë është në shërbim të ndihmëkërkuesve.
Për më tepër u tha se projekti „Takimet Mobile“ do të mbetet edhe më tutje aktiv si dhe puna e përbashkët mes vendasve dhe migrantëve dhe migranteve. Anna Dietsche dhe Hanspeter Wöhrle dy udhëheqësit kryesor të këtij bashkimi të komunave, tanimë kanë një përvojë të mirë me migrantë, falë kontakteve që ata kanë arritur ti lidhin gjatë angazhimit të tyre në projekte të ndryshme të integrimit.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar Për vitin aktual, SBB pret një fitim që ka të ngjarë të jetë në të njëjtin...
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave