Shkurt.ch

Banesat më të shtrenjta në Zvicër

Një banesë e njëjtë 4 dhoma e gjysmë mund të kushton 5 herë më shtrenjtë në Zvicër, varësisht prej lokacionit

Bëhet fjalë për të njëjtën banesë, që ka 4.5 dhoma, 100 metra katrorë, një ballkon, dhe ofron standardet të njëjta jetese. Por, në qendër të qytetit te Cyrihut, një banesë e tillë jepet me qira për 2950 franga, ndërsa në qendër të Gjenevës për 3900 franga.

Por, qiramarrësit në Basel dhe Bernë paguajnë shumë më lirë sesa ata në Cyrih dhe Bernë. Për të njëjtë banesë paguajnë 2100 deri 2150 franga.

Rreth Liqenit Cyrihut dhe në bregun verior të liqenit të Gjenevës janë zonat më të njohura dhe më të shtrenjta të banimit dhe fuqisë ekonomike. E gjithë kjo e bën jetën më të shtrenjtë.

Vendet që më së shumti lakmohen për banim përfshihen në zonat përreth liqenit Zug dhe liqenit Luzern, si dhe në destinacionet turistike zvicerane, si: Shën Moritz, Flums, Davos, Krans Montana.

Në breg të Liqenit të Cyrihut është vërejtur një tjetër tendencë. Sa më pranë qytetit, më të shtrenjtë e paguan banesën. Kështu, qiratë në brendi të qytetit janë më të shtrenjta se në Zollikon (3350 franga), Küsnacht (3500 franga) ose Erlenbach (3150 franga).

Edhe në anën tjetër të liqenit të Cyrihut, e njohur si “Pfnüselküste” pësojë rritje qiratë e banesave. Në Kilchberg, ju duhet të paguani mesatarisht 3050 franga për shtëpi, 3800 franga në Rüschlikon.

Në të njëjtën kohë, banesat në periferitë e qyteteve janë shumë më të shtrenjta sesa qendër të tyre.. Të tilla si Ennetbaden, ku një banesë kushton 2450 franga, ndërsa kostoja e banesës në Baden arrin në 2100 franga.

Gjithashtu në Bottmingen qiraja e një banese është më e shtrenjtë se në qytetin e Baselit.

Banesa në Bremgarten kushton 2250 franga më shumë sesa në Bernë që është vetëm 2100 franga.

Këto të dhëna i ka bërë publike “Comparis”, një shërbim krahasues i çmimeve që vepron përmes internetit. Kompania e specializuar e internetit ka bërë krahasime të 250 mijë reklamave tër qiradhënies së banesave në Zvicër.

E njëjta kompani ka konstatuar se një banesë e njëjtë 4 dhoma e gjysmë mund të kushtoj 5 herë më shtrenjtë në Zvicër, varësisht prej lokacionit.