Lifestyle
Lady Gaga hospitalizohet, anulon performancat
31-vjeçarja ka treguar se vuan nga një sëmundje që i shkakton siklet të vazhdueshëm në gjithë trupin
Lady Gaga është shtrirë në spital për shkak se vuan nga “dhimbje të rënda fizike”.
Këngëtarja e hitit “Bad Romance” ka anuluar performancën në festivalin “Rock in Rio” të Brazilit për këtë arsye.
“Do të bëja gjithçka për ju, por më duhet të kujdesem për trupin tim tani”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram.
31-vjeçarja ka treguar se vuan nga një sëmundje që i shkakton siklet të vazhdueshëm në gjithë trupin.
“Lady Gaga vuan nga një dhimbje e rëndë fizike dhe kjo ndikon në aftësinë e saj për performim. Si rezultat, ajo me keqardhje duhet të tërhiqet nga performanca e kësaj të premte në ‘Rock in Rio’. Lady Gaga është nën kujdes të ekspertëve mjekësorë. Ajo i falënderon të gjithë fansat për përkrahjen dhe mirëkuptimin”, thuhet në një njoftim në faqen e saj në Instagram.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












