Kosova
Italia premton mbështetje për integrimet evropiane
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka marrë mbështetjen e shtetit italian për integrimet evropiane të Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Ajo ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin kanë biseduar për agjendën evropiane të Kosovës dhe mundësitë për të shtyrë përpara proceset kyçe.
“Kosova është plotësisht e dedikuar në avancimin me agjendën evropiane dhe këtu ka një konsensus të plotë shoqëror”, ka thënë Hoxha.
E ambasadori Sardi e përgëzoi ministren Hoxha për emërimin në pozitën e re dhe shprehu bindjen e tij për një bashkëpunim të suksesshëm duke konfirmuar gatishmërinë për bashkëpunim të Qeverisë Italiane për Kosovën dhe posaçërisht në procesin e integrimit evropian.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Deputeti kërkon që të moshuarit të paguajnë prime më të larta të sigurimit shëndetësor Philippe Nantermod, një deputet nga Partia Liberale-Radikale po propozon që pensionistët, të cilët statistikisht përdorin shërbimet...
-
Zvicër: Hyjnë në fuqi rregullat e reja miqësore për klientët për peshimin e frutave dhe perimeve
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?