Shëndetësi
Shëndetësia në harresë
Pacientët shpenzojnë miliona euro jashtë Kosovës për trajtim, derisa mjekët dhe infermierët po ikin nga Kosova për të punuar jashtë vendit
Sektori i shëndetësisë është shumë i rëndësishëm, dhe profesionistët e kësaj fushe thonë se ky do të ishte prioritet për Qeverinë e re.
Reformat në sistemin shëndetësor, me gjithë lëvizjet e bëra ndër vite, vlerësohet se nuk arritën që të zbatohen në masë të kënaqshme.
Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla tha për “Radion Evropa e Lirë” se ministri i ardhshëm i Shëndetësisë do duhej ta bindë Qeverinë e Kosovës se sektori i shëndetësisë duhet të jetë prioritet, për shumë arsye, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, Basri Lenjani drejtor i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës thotë se që nga koha e pas luftës, asnjëra nga qeveritë nuk e ka pasur prioritet shëndetësinë.
Si rezultat, pacientët shpenzojnë miliona euro jashtë Kosovës për trajtim, derisa mjekët dhe infermierët po ikin nga Kosova për të punuar jashtë vendit.
Ai pret që Qeveria e re të përfundojë dy projekte të rëndësishme, ndërtimin e ndërtesës së emergjencës së re dhe njësitin e helikopterëve.
Krahas problemeve tjera, sistemi shëndetësor vazhdon të përballet edhe me mungesa në listën e barnave esenciale, me cilësinë e dobët të shërbimeve shëndetësore dhe me kushte jo të mira brenda institucioneve të shëndetit publik.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj









