Kosova
BE-ja i kërkon qeverisë të punojë për liberalizim dhe luftën kundër korrupsionit
Po ashtu i behet thirrje qeverisë Haradinaj që të punojë në liberalizimin e vizave dhe të bëjë zgjidhje për demarkacionin me Malin e Zi
Bashkimi Evropian vlerëson se formimi i institucioneve në Kosovë, pas disa javë është hap shumë i rëndësishëm, por thërret qeverinë e re që të fokusohet në punë për forcimin e institucioneve dhe zbatimin e reformave të nevojshme, veçanërisht në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e ekonomisë, transmeton albinfo.ch.
“Kosova përballet me sfida të vështira, duke përfshirë korrupsionin dhe sundimin e dobët të ligjit, papunësi të lartë dhe performancë të dobët në sistemin arsimor. Këto janë pengesa serioze për zhvillimin e ekonomisë, për të tërhequr investime të qëndrueshme dhe për të krijuar mundësi punësimi. BE-ja dëshiron që Kosova të ketë sukses, dhe u bënë thirrje politikanëve të fokusohen në këto çështje të përditshme me rëndësi për njerëzit”, thuhet në mesazhin e BE-së.
Po ashtu i behet thirrje qeverisë Haradinaj që të punojë në liberalizimin e vizave dhe të bëjë zgjidhje për demarkacionin me Malin e Zi.
“Është thelbësore që Kosova të punojë për kriteret e mbetura për liberalizimin e vizave duke ecur përpara në marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe duke ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BE-ja pret që qeveria e re të luajë një rol aktiv dhe konstruktiv në rajon dhe të punojë së bashku me Beogradin për të siguruar që një hap para është bërë në Dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të lehtësuar nga BE-ja. Marrëveshjet e arritura në këtë kontekst duhet të zbatohen plotësisht”, theksohet ndër të tjera në deklaratën e BE-së.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?