Shkurt.ch
Chiasso pranon monedhën virtuale Bitcoin
Në Chiasso në Zvicër, duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm do të mund të paguhen taksat në Bitcoin, duke ndjekur shembullin e Komunës së Zug.
Lajmi erdhi pas një deklarate të lëshuar nga Komuna e Chiasso-s. Ajo pritet të lërë pas rivalin Zug, njohur ndryshe edhe si Lugina e Kryptos, duke pranuar Bitcoin si formë pagese për taksat me vlerë deri në 250 franga, 50 franga më shumë sesa limiti i implementuar nga Zug, përcjell albinfo.ch.
Në deklaratën e lëshuar thuhet se kryetari i komunës është takuar me një grup sipërmarrësish lokalë, të cilët kanë zgjedhur Chiasso-n për bizneset e tyre.
Në mesin e këtyre sipërmarrësve ishin ekipi i Digital Identity, Natale Ferrara, Andrea Benetton dhe Paolo Barrai.
Gjithashtu Chiasso-s i janë bashkuar edhe njerëz të njohur dhe kompani në industrinë e Blockchain, përfshirë Eidoo, CryptoLab dhe Giacomo Zucco.
Bitcoin është një rrjet që mundëson një sistem të ri të pagesave dhe është para tërësisht digjitale. Ai është rrjeti i parë i decentralizuar i rrjetit të pagesave ‘peer-to-peer’ që është e kontrolluar nga përdoruesit e saj dhe jo nga ndonjë autoritet qendror apo ndërmjetësues.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’