Shqipëria
Përdhunon dhe detyron të prostituohen 3 shqiptare: 7 vjet burg për shqiptarin
Dy personat, në periudhën në mes viteve 2012 dhe 2014 kanë marrë me mashtrime të ndryshme tri femra të reja nga Shqipëria me qëllimin për t`i detyruar të merren me prostitucion në Gjermani
Gjykata e Landit në Frankfurt ka dënuar me 7 vjet burg një shtetas 31 vjeçar të Shqipërisë. Veprat për të cilat ai është dënuar janë: përdhunim seksual, marrje me prostitucion, trafikim me qenie njerëzore dhe shkaktim lëndimi trupor. Krahas tij, gjykata në fjalë ka dënuar edhe një të afërm të tij të familjes, një të ri 21 vjeçar, shkruan eco-online.de. Ky i fundit është dënuar me 18 muaj burg me kusht për ofrim ndihme.
Dy personat, në periudhën në mes viteve 2012 dhe 2014 kanë marrë me mashtrime të ndryshme tri femra të reja nga Shqipëria me qëllimin për t`i detyruar të merren me prostitucion në Gjermani, transmeton albinfo.ch. Dy prej tyre janë detyruar të ushtrojnë punën e prostituteve në bordele në regjionin Ruhr dhe në Hamburg, me ç`rast të ardhurat janë detyruar t`ua dorëzojnë dy personave tash të dënuar. Femrën e tretë, i dënuari i parë është përpjekur ta detyrojë po ashtu për t`u marrë me prostitucion. Për të realizuar këtë qëllim, ai e ka përdhunuar atë. Por ajo ka rezistuar dhe nuk ka pranuar t`i bindet dhunuesit të saj.
Procesi gjyqësor ka zgjatur rreth tetë muaj dhe gjatë gjithë kësaj kohe, dy të akuzuarit nuk kanë pranuar të flasin, përcjell albinfo.ch. I akuzuari kryesor ka thënë për vete se ndjehet si viktimë. Por prokurori në fund ia doli të bindë trupin gjykues për fajësinë e dy shqiptarëve, të cilët morën dënimin e merituar.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










