Shqipëria
Shqiptarët punojnë pa pagesë në familjet e tyre
Afër 277 mijë shqiptarë punojnë pa pagesë në familjet e tyre, ose 24% të numrit total të të punësuarve në ekonomi
Sipas statistikave afër 277 mijë shqiptarë punojnë pa pagesë në familjet e tyre. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë për vitin 2016 të vetëpunësuarit në familje përbënin 24% të numrit total të të punësuarve në ekonomi.
Duke krahasuar me vitin 2015, pesha e punësimit pa pagesë në familje ka pësuar një rënie me rreth gjashtë pikë përqindjeje ndaj numrit total të të punësuarve.
Kësaj shifre i shtohet edhe rreth 373 mijë të vetëpunësuar pa pagë në aktivitetet e tyre private, në total janë rreth 650 mijë shqiptarë ose rreth 56% e gjithë numrit të të punësuarve që hyjnë në kategorinë e ashtuquajtur “punësim i brishtë”, shkruajnë mediat shqiptare.
Ky lloj punësimi klasifikohet si i brishtë, sepse, ose nuk siguron të ardhura në rastin e të punësuarve pa pagesë në familje, ose bart më shumë rreziqe për punësimin afatgjatë, në rastin e të vetëpunësuarve, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












