Kosova
Haradinaj zgjidhet kryeministër i Kosovës
Me 61 vota pro, Ramush Haradinaj është zgjedhur kryeministër i Kosovës
Me 61 vota pro është miratuar kabineti i Ramush Haradinajt, ku Haradinaj është zgjedhur kryeministër i Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kishin lëshuar sallën, derisa ishte një abstenim.
Kështu është zgjidhur ngërçi politik pas shumë muajsh. Haradinaj është betuar në Kuvendin e Kosovës, duke marrë detyrën e re.
Këta janë emrat e kabinetit qeveritar të Qeverisë Haradinaj:
Kryeministër Ramush Haradinaj.
Zëvendëskryeministra:
Enver Hoxhaj
Fatmir Limaj
Behgjet Pacolli
Dalibor Jevtiq
Dardan Gashi
Ministrat
Ministria e Financave: Bedri Hamza
Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë: Besim Beqaj
Ministria e Drejtësisë : Abelard Tahiri
Ministria e Shëndetësisë: Uran Ismajli
Ministria e Integrimeve Evropiane: Dhurata Hoxha
Ministria e Kulturës: Kujtim Gashi
Ministria e Infrastrukturës: Pal Lekaj
Ministra e FSK-së: Rrustem Berisha
Ministra e Arsimit: Shyqeri Bytyqi
Bajram Hasani : Ministria e Tregtisë
Ministër i Punës: Skënder Recica
Ministria e Punëve të Jashtme: Behgjet Pacolli
Ministria e Mjedisit: Albena Reshitaj
Ministria e Punëve të Brendshme: Flamur Sefaj
Ministria e Zhvillimit Ekonomik: Valdrin Lluka
Ministria e Diasporës: Dardan Gashi
Ministria e Pushtetit Lokal: Ivan Todosijeviq
Ministria për Kthim: Dalibor Jevtiq
Ministria e Bujqësisë: Nenad Rikalo
Ministria e Administratës Publike: Mahir Jagcilar
Ministria e Zhvillimit Rural: Rasim Demiri
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026