Kosova
Arrestohen dy persona që mashtronin qytetarët për punësim në Gjermani
Ata ju kanë marrë shuma të konsiderueshme të parave qytetarëve, për rregullimin e dokumentacioneve për punësim në shtetin e Gjermanisë
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona, meshkuj, janë arrestuar sepse mashtronin qytetarët për dokumente.
Në raportin e policisë thuhej se të dyshuarit në periudha të ndryshme kohore kanë mashtruar disa qytetarë duke ju marrë shuma të konsiderueshme të parave, për rregullimin e dokumentacioneve për punësim në shtetin e Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.
Gjithnjë sipas policisë, deri më tani janë identifikuar dhjetë meshkuj si viktima.
“Të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Kohët e fundit ka pasur shumë arrestime të tilla, me persona që vazhdojnë të premtojnë viza pune e punësime në Gjermani, duke mashtruar qytetarët, dhe duke u marrë shuma të mëdha parash.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026