Opinione
Zvicër: Përse ndodhin refuzimet e kërkesave për lejen e studimeve?
Duhet të ofrohen edhe garancione se, menjëherë pas përfundimit të studimeve (diplomimit), kandidati do të kthehet në vendin e vet të origjinës
Gabim është të mendohet se e drejta për studime për kandidatët që vijnë nga jashtë – nga shtetet jashtë Bashkësisë Evropiane – është absolute dhe e garantuar me ligj. Kuptohet se ligji garanton diçka, por jo deri në atë masë, jo aq sa mendohet disa herë, jo aq sa do të dëshironim ne! Kështu që, për të fituar një leje për studime, nuk mjafton vetëm të bëhet regjistrimi diku, ofrimi i disa garancive financiare, por kërkohen edhe shumë kushte të tjera!
Cilat janë pra kushtet për studime dhe si vlerësohen ato nga autoritetet?
Pas depozimit të një kërkese për leje studimi, epilogu i një vendimi do të varet gati se kryesisht nga cilësia e dosjes së prezantuar dhe nga vlerësimi i lirë i autoriteteve kompetente.
Vlerësimet janë shumëdimensionale. Nga një anë, ato lidhen para se gjithash me analizën e dokumentit apo vërtetimit të prezantuar që dëshmon regjistrimin në ndonjë universitet apo institucion të nivelit ekuivalent. Lëmi i zgjedhur i studimeve ka gjithashtu ndikimin e vet. Plani i studimeve duhet të jetë i qartë dhe bindës për të dëshmuar seriozitetin e qëllimit të studimeve. Garancionet financiare për jetesë gjatë studimeve duhet të jenë të mjaftueshme, përfshirë edhe për çështjen e banimit dhe sigurimeve tjera të kërkuara.
Kushtet e imponuara nuk kufizohen vetëm në elementet që cekëm. Ato shkojnë shumë më larg! Duhet të ofrohen edhe garancione se, menjëherë pas përfundimit të studimeve (diplomimit), kandidati do të kthehet në vendin e vet të origjinës. Kjo kalon si zakonisht përmes nënshkrimit të një akti apo dhënies së premtimit. Pa ndonjë peshë të vërtetë juridike kjo, pasi që angazhimi i tillë nuk është i parevokueshëm pas përfundimit të studimeve !
Në përmbajtjet e vendimeve të shumta të refuzimeve, bie shpesh në sy analiza e autoriteteve, sipas së cilës, ata mbështeten në disa statistika që tregojnë se janë të shumtë studentët e huaj, të cilët, me gjithë marrjen e angazhimit për tu kthyer ne vendin e tyre pas përfundimit të studimeve, prapëseprapë mbeten në Zvicër. Është pikërisht ky parametër statistikor ai i cili u shërben autoriteteve vendimmarrëse për t`i përforcuar argumentet e refuzimit të një kërkese.
Autoritetet analizojnë edhe mundësitë që i kanë kandidatët për vijimin e studimeve në vendet e tyre të origjinës. Vlerësohet pra se a arsyetohet me të vërtetë projekti i studimeve në Zvicër. Shumëfishimi i universiteteve në trojet tona (Kosovë, Maqedoni, etj), përdoret gjithashtu për autoritetet si një argument i « privilegjuar » për të përforcuar arsyetimin e refuzimit. Thuhet se oferta për studime në viset tona është shumë e larmishme.
Çka mund të shpresohet nga një ankesë kundër një vendimi negativ?
Ndodhë që edhe përkundër plotësimit të shumicës së kushteve, nuk hapet aspak rruga për nxjerrjen e një leje për studime. Shpresa mbetet shpesh tek ankesat ! U kuptua pra se vlerësimi i autoriteteve mban një peshë të madhe në marrjen e vendimeve. Vështirë për t` i « luftuar » vendimet negative, qoftë edhe me argumentet më të shëndosha që do të synonim t’i gjejmë ! Praktikat e tilla të marrjes së vendimeve në fushën e lejes së studimeve, nuk dyshohet aspak se ballafaqohen ndonjëherë edhe me problematikën e vendimeve arbitrare, aq vështirë kjo e verifikueshme !
Nënkuptohet se rruga ankesore për rastet e tilla është shumë pak shpresëdhënëse. Statistikat e sukseseve të arritura përmes kësaj rruge tregon rezultate shumë të zbehta.
Në planin e mirëfilltë juridik, gjendemi përballë disa elementeve juridikisht « abstrakte », që nuk mundësojnë krijimin e një hapësirë të mjaftueshme për kontestimin e vendimeve të tilla. Duhet arritur mundësimin e kontestimit të « pushtetit » të vlerësimit të lirë të një autoriteti, përmes kundër-argumenteve, e kjo natyrisht se nuk është lehtë. E siç thamë, jemi përballë situatave dhe kushteve që janë objekt i lirë vlerësimi, objekt i një lirie të gjerë interpretimi të një kërkese apo dosje të prezantuar, liri kjo që është më tepër në duart e autoriteteve vendimmarrëse se sa të kandidatëve për studime.
Fundja, mund të thoshin se, me gjithë vështirësitë e theksuara, është tejet i rëndësishëm kujdesi i kushtuar gjatë prezantimit të dosjes në fazën fillestare. Cilësia e dosjes së prezantuar, kompletimi i dokumentacionit të kërkuar, përmbajtja e letrës së motivimit për studime, natyrisht se kanë ndikim të drejtëpërdrejt edhe në rezultatin e një vendimi të pritur.
Autori është përgjegjës i zyrës juridike « Begzati », Neuchâtel
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha