Kuriozitete

Facebook do të shpenzojë një miliard dollarë për televizionin e vet

Investimi prej një miliard dollarësh është larg nga numri që shpenzon Netflixi 6 dhe Amazoni 4.5 për një vit, megjithatë WSJ raporton se numri mund të ndryshojë varësisht nga suksesi

Facebook-u raportohet se do të shpenzojë një miliard dollarë në vitin e ardhshëm për përmbajtjet origjinale të videove, duke krijuar një regjistër të vet televiziv, “Shiko”.

Në qershor, Wall Street Journal kishte raportuar se rrjeti më i madh social do të paguante deri në tre milionë dollarë për një episod të ndonjë emisioni. Në atë kohë, Facebooku kishte thënë se “është duke financuar emisionet, por me kohë dëshiron të ndihmojë krijuesit të realizojnë video përmes fondeve që do të sigurohen përmes produkteve të ndryshme si reklama”.

Investimi prej një miliard dollarësh është larg nga numri që shpenzon Netflixi 6 dhe Amazoni 4.5 për një vit, megjithatë WSJ raporton se numri mund të ndryshojë varësisht nga suksesi.

Vitin e shkuar, Facebook-u pagoi deri në 50 milionë dollarë yje dhe brende të shumta për të realizuar përmbajtje për platformën e vet të re “Live”.

Ndërsa plani i Facebook-ut për “Shiko” është që të gjitha përmbajtjet origjinale të përfshihen në një vend.