Shqipëria
Rama kërkon nga PS-ja ta votojë Gramoz Ruçin
Ndërsa LSI, përmes kryetarit të Grupit Parlamentar Petrit Vasili, tashmë është e vendsour se nuk do ta votojë Ruçion për kryetar të Kuvendit SHqiptar
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u ka kërkuar anëtarëve të grupit parlamentar të kësaj partie të jenë të disiplinuar dhe seriozë në legjislaturën e re e cila nis nesër.
“Është me shumë rëndësi të nënvizohet se disiplina e grupit dhe e qeverisë janë faktorë kyç në këtë legjislaturë, ashtu sikundër janë edhe një shprehi elementare dhe e domosdoshme e vullnetit për të qenë deri në fund seriozë, jo vetëm në raport me detyrimet ndaj zgjedhësve, por edhe në funksion të ndërtimit të të gjithë procesit të bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm”, ka thënë Rama.
Ai ka thënë se nëse demokratët nuk e votojnë Gramoz Rucin për kryetar të Kuvendit gabojnë rëndë. “Nëse nuk e votojnë Gramozin nesër gabojnë një herë, sepse refuzojnë deputetin me eksperiencën më të gjatë parlamentare, por duke e shënjestruar me topat e politikës së baltës gabojnë 100 herë”, ka theksuar kreu i PS-së.
Nga ana tjetër, ish partneri qeveritar i PS-së, LSI-ja, nuk e ka ndërmend ta votojë Ruçin.
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka deklaruar se kjo parti do të votojë kundër zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit të Shqipërisë. Vasili po ashtu ka deklaruar se kjo parti do të votjë edhe kundër qeverisë. “Është një destrukturim që krijon pesimizëm dhe që demotivon dhe nuk krijon asnjë arsye për ta mbështetur, ndërsa votimi për kryetarin e parlamentit është një votim formal dhe cilido që të ishte kandidati nuk do të kishte asnjë ndryshim për ne”, deklaron për Top Channel, Petrit Vasili.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













