Kuriozitete

14-vjeçarja në gjendje të rëndë pas sulmit nga minjtë

Një ekspert mjekësor ka thënë se vajza ka pasur 45 shenja në fytyrë, 150 në duar dhe 30 në këmbë

Një vajzë me nevoja të veçanta është në gjendej të rëndë pasi është sulmuar nga minjtë në shtratin e saj në Francën veriore.

14-vjeçarja paraplegjike ishte duke fjetur në katin e parë kur u sulmua në një shtëpi të marrë me qira në Roubaix.

Një ekspert mjekësor, i cituar nga France Info, ka thënë se vajza ka pasur 45 shenja në fytyrë, 150 në duar dhe 30 në këmbë, përcjell Albinfo.

Babai i vajzës ka paditur qiradhënësin për neglizhencë. Sipas raportimeve, askush nuk është kujdesur për mbeturinat në afërsi.

Babai, që ka edhe dy fëmijë tjerë, ka thënë se e ka gjetur Samantan të mbushur me gjak të shtunën e shkuar.

Familja tani ka ndërruar shtëpi dhe policia po e heton rastin.