Maqedonia
Maqedonia shënon 26 vjetorin e pavarësisë
Kryeministri Zoran Zaev foli për të kaluarën dhe të ardhmen e vendit, të cilin siç tha e pret e ardhme më e mirë pas krizës së fundit politike e integruese
Me aktivitete të shumta kulturore e politika,ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë po shënon 26 vjetorin pavarësisë me moton “Maqedonia e lirë-jeton e lirë”. Manifestimi qendror është mbajtur me një tubim para Qeverisë ku para masës së tubuar kryeministri, Zoran Zaev foli për të kaluarën dhe të ardhmen e vendit, të cilin siç tha e pret e ardhme më e mirë pas krizës së fundit politike e integruese.
“Sytë e bashkësisë ndërkombëtare i kemi kthyer nga ne, pasi në mënyrë të guximshme nga një vend si gjenerator i krizës e shndërruam në motor të zhvillimit të rajonit. Ekzistojnë gjasa reale që Maqedonia të merr rekomandim të pastër, e më pas edhe datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha Zaev.
Gjasat, sipas tij, janë reale që Maqedonia të bëhet shteti i 30-të anëtar i NATO-së.
“Maqedonia sërish ka politikanë të përgjegjshëm të cilët e dinë se çfarë i duhet popullit. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë Maqedoninë si një shoqëri për të gjithë”, ka deklaruar Zaev.
Maqedonia pavarësinë nga ish-Jugosllavia e ka arritur pa gjakderdhje. Më 8 shtator të vitit 1991, u organizua referendumi për pavarësi, i cili u bojkotua nga shqiptarët pasi Kushtetuta e definonte Maqedoninë vetëm si shtet të maqedonasve, për dallim nga Kushtetuta komuniste e vitit 1974, sipas të cilës edhe shqiptarët ishin popull shtet-formues me të drejta të barabarta me maqedonasit.
Kushtetuta ishe vlerësuar si gjenerator i shumë krizave që e përcollën Maqedoninë deri në shpërthimin e konfliktit në vitin 2001, konflikt ku që u mbyll me një marrëveshje paqësore, që çoi në ndryshimin e Kushtetutës me një ridefinim të ri të Maqedonisë, por sërish me probleme edhe 16 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, para se gjithash ato që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe dhe të drejtat tjera kolektive të popullatës shqiptare, e cila sipas të dhënave statistikore përbën 25 për qind të popullsisë dy milionëshe.
Skender Asani është historian dhe drejtor i institutit për trashëgimi kulturore të shqiptarëve. Ai thotë se shqiptarët në Maqedoni ashtu sikur edhe ata të Kosovë dhe viset tjera shqiptare, ishin për pavarësinë e vendit, por të një republike demokratike me të drejta të barabarta me popullin maqedonas.
Ai thotë se referendumi për pavarësi u bojkotua kur qartë dolën tendencat e palës maqedonase për krijimin e shtetit një etnik, me të drejta të cunguara, madje edhe më të pakta se në regjimin e kaluar. Shqiptarët, sipas Asanit, edhe sot e kësaj dite ende nuk kanë realizuar në tërësi të drejtat e tyre, dhe fajtor për këtë, siç thotë ai, janë edhe elitat politike shqiptare.
“Nga ajo periudhë e deri në ditët e sotme shqiptarët nuk arritën që t’i plotësojnë ato artikulime që ndodhën në atë periudhë kur Maqedonia krijohej si shtet. Tani lë për të dëshiruar që elitat politike që nuk realizuan kërkesat e shqiptarëve deri në ditët e sotme”, thotë Asani duke shtuar se Maqedonia mund të ketë të ardhme vetëm me popuj me të drejtat të barabarta.
“Vetëm se me realizimin e kërkesave të shqiptarëve ky shtet mund të ketë një perspektivë të mirë për integrimin në strukturat euroatlantike. Çdo synim tjetër për mosrealizimin e kërkesave për një shtet të barabartë do të jetë në disfavor edhe për maqedonasit por edhe për shqiptarët”, thotë historiani Skender Asani.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë