Kuriozitete

  Çokollata shumë shpejt do të vijë me shije vishnje

"Vjen me ngjyrë të kuqe dhe shija është absolutisht unike sepse ka freski dhe pemë”

Prodhuesi i çokollatës, Barry Callebaut ka prezantuar llojin e çokollatës  të cilin e ka emërtuar ruby. Këtë e bëri pasi kohë më par kishte prezantuar atë me qumësht, të zezë dhe të bardhë. Në një prezantim para medieve, në Shangai, drejtori i përgjithshëm i kompanisë Antoine de Saint Afrique tha se lloji i ri i çokollatës është bërë nga farat dhe është testuar me sukses në tregun kinez.  

“Çokollata ruby është shumë e veçantë. Është lloji i katërt i çokollatës dhe është ëmbëlsirë natyrale. Vjen me ngjyrë të kuqe dhe shija është absolutisht unike sepse ka freski dhe pemë” deklaroi de Afrique.  Sipas kompanisë, kjo çokollatë është rezultat i 13 vjet hulumtimesh.

 

 https://www.youtube.com/watch?v=ERSaxhRp6DU