Bota
Ndalohet mishi i derrit në një kopsht fëmijësh në Amstetten të Austrisë
“Për konsideratë të fëmijëve nga kulturat tjera, nuk do të shërbehet tutje mishi i derrit dhe asnjë lloj ushqimi që përmban produkt të mishit të derrit” shkruhet në letrën e drejtorisë së Kopshtit drejtuar prindërve të fëmijëve
Një kopsht shtetëror i fëmijëve në Amstetten të Austrisë ka vendosur që të ndalojë shërbimin e mishit të derrit dhe të të gjitha produkteve tjera nga ky lloj mishi që ju servohet fëmijëve gjatë ushqimit të drekës.
“Për konsideratë të fëmijëve nga kulturat tjera, nuk do të shërbehet tutje mishi i derrit dhe asnjë lloj ushqimi që përmban produkt të mishit të derrit” shkruhet në letrën e drejtorisë së Kopshtit drejtuar prindërve të fëmijëve.
Ky vendim ka ngjallur diskutim të madh jo vetëm në mediat austriake por edhe në gjithë opinionin ku jepen mendime pro dhe kundër, shkruan “albinfo.ch”.
Më këtë vendim në një farë mënyre nuk është pajtuar as nënkryetari i kësaj komune, Dieter Funke, i cili vjen nga partia ÖVP: “Nëse një fe pretendon se besimtarëve të saj nuk u lejohet të ushqehen më mish derri, unë e respektoj. Por, për t’i privuar fëmijët tanë nga mishi i derrit është e gabuar. Mendoj se njerëzit që vijnë në vendin tonë duhet të përshtaten me vlerat tona dhe kulturën tonë dhe jo anasjelltas”, ka thënë ai.
Mishi i derrit është shumë i pranishëm në pjatat austriake. Për nënkryetarin Funke, ky vendim është një sulm ndaj fshatarëve vendës. “Unë e shoh këtë si një fyerje për fermerët tanë, sepse kultivimi i derrave është një veprimtari e rëndësishme ekonomike në rrethin tonë”, citojnë mediat austriake.
Nga ana tjetër kryetarja e qytetit Amstetten, Ursula Puchebner (SPÖ) ka thënë se kopshtet orientojnë planet e tyre të ushqimit për fëmijët, sipas përvojave të tyre dhe sipas asaj që fëmijët e shijojnë dhe çfarë jo.
Sipas gazetës NÖN pritet që vendimi përfundimtar të merret me votimin e prindërve të fëmijëve.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit