Lifestyle
‘Thriller’ i Michael Jackson në 3D
“Versioni 3D është një mundësi për të përmirësuar pamjet, tingujt dhe sidomos lëvizjet e kërcimit që e bënë Michael Jackson kaq të famshëm"
Kënga e mbretit të popit Michael Jackson “Thriller” është publikuar në versionin 3D në Festivalin e Filmit të Venecias. “Thriller” do të shfaqet së bashku me një dokumentar të prapaskenave që asnjëherë nuk janë shfaqur në kinema më parë. Regjisori John Landis tha se kjo është bërë për të festuar jetën dhe talentin e këngëtarit me famë botërore, transmeton albinfo.ch
Regjisorit amerikan, që është njëkohësisht edhe skenarist e producent, ideja e konvertimit të Thrillerit në 3D i lindi nga dëshira që publiku ta përjetojë videon ashtu siç Michael Jackson do të kishte dashur që ajo të mbërrinte tek njerëzit.
“Versioni 3D është një mundësi për të përmirësuar pamjet, tingujt dhe sidomos lëvizjet e kërcimit që e bënë Michael Jackson kaq të famshëm. Në të vërtetë interpretuesit e mëdhenj janë të rrallë dhe ai ishte i shkëlqyer, si edhe një figurë tragjike, mendoj. Isha e tmerruar kur mora vesh lajmin dhe unë jam ende i mërzitur për këtë”, u shpreh Landis.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











