Shqipëria

177 qytetarëve u është refuzuar dalja nga Shqipëria

Po ashtu bëhet e ditur se shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë arrestuar 9 qytetarë, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 8 të tjerë, për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave"

177 qytetarëve shqiptarë u është refuzuar dalja nga Shqipëria që prej hyrjes në fuqi të masave shtesë në kufi për bllokimin e shtetasve që kanë për qëllim kërkimin e azilit në vende të BE-së.

Aktualisht janë forcuar edhe masat në drejtim të parandalimit të akteve terroriste. Policia kufitare në Rinas bën të ditur se gjatë muajit gusht kanë hyrë në Shqipëri 308.497 shtetas shqiptarë e të huaj, ndërsa kanë dalë 201.332 të tjerë.

Po ashtu bëhet e ditur se shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë arrestuar 9 qytetarë, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 8 të tjerë, për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave”, përcjell albinfo.ch.

Policia Kufitare e Rinasit thekson se është e angazhuar maksimalisht për t’u ofruar një shërbim sa më cilësor të gjithë shtetasve që hyjnë dhe dalin nëpërmjet aeroportit.