Shqipëria

Rama: Akademia e Shkencave, të reformohet ose të shuhet

Asaj do t`i ndalet buxheti nëse nuk bën reforma

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mëngjesin sotëm e ka nisur me një kërkesë interesante.

Ai ka shkruar në facebook një kërcenim për Akademinë e Shkencave për të cilën ka thënë se do t`i ndalet buxheti nëse nuk bën  reforma.

“Nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj #StopFarsës”, ka shkruar Rama në Facebook, transmeton albinfo.ch.