E-Diaspora
Sa luftohet diskriminimi në Zvicër ?
Më problematik, posaçërisht në tregun e punës dhe në fushën e banimit, është fakti se diskriminimi është shpesh i kamufluar, vështirë pra i verifikueshëm. Nuk gjejmë shumë raste që dikush të thotë haptazi "nuk dëshiroj të ju marr në punë, apo t’ju jap një banesë, vetëm për arsyen se jeni shqiptar"
Nuk vihet aspak në dyshim fakti se, si në planin juridik ashtu edhe në atë politik, Zvicra tregon një përkushtim të veçantë në fushën e luftimit të diskriminimit të natyrave të ndryshme. Megjithatë, konsiderohet prapëseprapë se sistemi aktual i mbrojtjes nuk është plotësisht i kënaqshëm apo i mjaftueshëm për ta luftuar në mënyrë sa më efikase këtë fenomen të dëmshëm të shoqërisë.
Në planin praktik, duket se diskriminimi prek më tepër tregun e punës, të banimit dhe të sigurimeve. Edhe disa sfera tjera, siç janë formacioni profesional, hyrja në lokale publike, por edhe ca të tjera, nuk janë të kursyera nga praktikat e diskriminimit. Shprehja e disa opinioneve publike dhe urrejtjes me karakter racial e kompleton listën të këtij fenomeni famëkeq.
Çka thonë ligjet ?
Ekzistojnë një sërë dispozitash ligjore të shpërndara në tekste të ndryshme të legjislacionit zvicran. Është së pari norma penale antiraciste (neni 261bis i Kodit penal) ajo e cila i sanksionon aktet e diskriminimit për arsye të përkatësisë fetare, raciale dhe etnike. Kushtetuta zvicrane, neni 8 i saj, parashikon parimin e barazisë dhe mos diskriminimit. Edhe Kodi civil dhe ai i detyrimeve përmbajnë disa rregulla antidiskriminuese. Mirëpo, pothuajse të gjitha dispozitat përkatëse, madje pa asnjë përjashtim, hasin në vështirësi të shumta në nivel të aplikueshmërisë së tyre praktike.
Përse këto vështirësi aplikimi ?
Të marrim shembullin e normës penale antiraciste. Jo më pak se dy dekada të ekzistimit të saj, hasim shumë pak gjykime që lidhen me aplikimin e normës përkatëse. Madje gjejmë edhe kantone zvicrane ku vështirë të hasim dy-tre shembuj të gjykimeve për shkelje të dispozitës së tillë. Kjo dispozitë, shpesh shkakton kokëçarje të mëdha, si për juristët në përgjithësi ashtu edhe për gjyqtarët. Janë sidomos vështirësitë juridike të interpretimit dhe të definimit të karakterit racial apo jo të një vepre. Çdo akt vlerësohet prej rastit në rast. Nga ana tjetër, vetëm aktet raciste publike sanksionohen, siç janë aktet që shprehen përmes një fjalimi publik, artikulli gazetarsk, informate të shpërndarë përmes rrjeteve sociale, etj. Edhe për këtë çështje, nuk janë të rralla rastet që një akt të futet në diskutabilitet se a konsiderohet jurdikisht si publik apo jo.
Edhe aplikueshmëria e nenit 8 të Kushtetutës është tejet problematike. Dispozita e tillë u drejtohet para së gjithash autoriteteve publike (administratës, shtetit, etj), e jo drejtëpërdrejt edhe sektorit privat (ndërmarrjeve, etj). Është vështirë e imagjinueshme që të kërkohet aplikimi i kësaj dispozite për të luftuar, për shembull, një rast diskriminimi në kuadër të një marrëdhënie pune në sektorin privat. E çuditshme kjo, por ashtu thotë ligji ! Vështirë e kuptueshme edhe për juristët. Ka qenë vullneti i ligjvënësit që të mos e prekë aq shumë sektorin privat !
E cilat janë pengesat më të mëdha ligjore ?
Pothuajse të gjitha rregullat juridike që kanë të bëjnë me lëmin e diskriminimit ballafaqohen me disa rregulla juridike të lëmenjve të tjerë. Apo më konkretisht, për të vlerësuar se a ekziston juridikisht diskriminimi në një situatë të caktuar, shpesh duhet të vihen në baraspeshë dy të drejta apo parime që konfrontohen njëra me tjetrën. Nga njëra anë, e gjejmë ndalimin e akteve diskriminuese, kurse nga ana tjetër, lirinë e të shprehurit të një opinioni, lirinë kontraktuese apo edhe disa liri të tjera. Është pikërisht interpretimi juridik i këtyre çështjeve që nuk jep çdoherë përgjigje të kënaqshme ndaj problemeve të paraqitura në fushën e diskriminimit. Në emër të disa lirive “të tepruara” mbulohet ndonjëherë fatkeqësisht edhe karakteri diskriminues i një vepre. Këtë problem e hasim posaçërisht në funksionimet e disa aktorëve politikë, që për hirë të “lirive” të tilla arrijnë që t’iu largohen disa përgjegjësive.
Ajo çka është edhe më tepër problematike, posaçërisht në tregun e punës dhe në fushën e banimit, është sidomos fakti se diskriminimi është shpesh i kamufluar apo indirekt, vështirë pra i verifikueshëm. Nuk gjejmë shumë raste që dikush të thotë haptazi: “nuk dëshiroj të ju marr në punë, apo t’ju jap një banesë, vetëm për arsyen se jeni shqiptar” !
Në krahasim me Evropën, ku gjendet Zvicra ?
Nga qarqe të ndryshme evropiane, vijnë shpesh kritika në adresë të Zvicrës, duke pretenduar se mungojnë mekanizmat e mjaftueshme juridike për luftimin e diskriminimit. Kritikohet edhe mungesa e organizmave të specializuara për këtë lëm.
Është e vërtetë se në shtetet e Bashkimit Evropian janë bërë avancime të rëndësishme, sidomos përmes adaptimit të legjislacioneve specifike për fusha të ndryshme (gjë që mungon disi në Zvicër), mirëpo statistikat dhe rezultatet konkrete të veprimit nuk tregojnë fare se shtetet e BE-së kanë ndonjë efikasitet më të lartë se sa Zvicra në këtë drejtim. Kjo tregon pra edhe vështirësitë e pakapërcyeshme që i prekin sot shumë shtete për të arritur që t’i gjejnë të gjitha instrumentet efikase për luftimin e diskriminimit. Edhe mungesa ndonjëherë e vullnetit politik për një reaktivitet më efikas nuk i lehtëson problemet e paraqitura!
Autori është përgjegjës i një Zyre juridike në Neuchâtel
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha