Kuriozitete

Fejohet Princesha Mako, mbetet pa titull mbretëror

Princesha Mako, duke zgjedhur një njeri të thjeshtë për bashkëshort, do të mbetet pa titull mbretëror pas martesës verën e ardhshme dhe kjo është shqetësuese për familjen, pasi kanë mbetur vetëm edhe 4 trashëgimtarë të fronti

Pallati perandorak ka njoftuar zyrtarisht se princesha Mako e Japonisë, mbesa e madhe e perandorit Akihito, do të martohet me një shok të klasës së saj të studimeve.

Kjo martesë do të shkaktojë debate të shumta, për shkak të ngushtimit të familjes mbretërore. Princesha Mako, duke zgjedhur një njeri të thjeshtë për bashkëshort, do të mbetet pa titull mbretëror pas martesës verën e ardhshme dhe kjo është shqetësuese për familjen, pasi kanë mbetur vetëm edhe 4 trashëgimtarë të frontit.

Por,  princesha Mako, duket e lumtur me këtë vendim. “Jam shumë e lumtur që fejesa jonë u miratua nga Perandori”, tha ajo, përcjell albinfo.ch.

Shumë japonezë kanë mirëpritur lajmin e fejesës së Princeshës Mako, me Kei Komuro-në, 25-vjeçar.