Kosova
Pacolli demanton koalicionin me Haradinajn e Veselin
Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se nuk ka qenë as në Kosovë këto ditë, e lëre më të ketë takime me PAN-in
Menjëherë pasi Radio Televizionin e Kosovës e plasoi lajmi se është arritur marrëveshja në mes të koalicionit PAN )PDK-AAK-Nisma) dhe Aleancës Kosova e Re, për krijimin e qeverisë së re, ka reaguar Behgjet Pacolli, duke thënë se nuk ka kurrfarë marrëveshje me koalicionin fitues, madje ka thënë se ai nuk është fare në Kosovë.
Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë për “Zëri” se nuk ka qenë as në Kosovë këto ditë, e lëre më të ketë takime me PAN-in.
“Nuk ka marrëveshje, unë tani sapo u riktheva nga Zvicra”, ka thënë Behgjet Pacolli, i cili para zgjedhjeve parlamentare, ka lidhur koalicion me Lidhjes Demokratike të Kosovës të Isa Mustafës dhe me Alternativën politike që drejtohet nga Mimoza Kusari.
Ndryshe, përfaqësuesit e tri partive politike në Kosovë, PDK,AAK NISMA që kanë formuar koalicionin PAN, kanë paralajmëruar formimin e institucioneve gjatë kësaj jave.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













