Kosova
Policia kërkon kujdes të shtuar në rrugë për shkak të nxënësve
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë ngasësit e veturave për rritje të vigjilencës në trafikun rrugor, për një siguri më të madhe me rastin e vitit të ri shkollor që do të nisë nesër
“Duke pasur parasysh fillimin e vitit të ri shkollor ku një numër i madh i nxënësve fillon shkollën për herë të parë, ndërsa të tjerët vazhdojnë procesin mësimor, Policia e Kosovës me kohë në Urdhrin Operativ “Sezoni Veror 2017” ka përfshirë edhe masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së përgjithshme, thuhet në një komunikatë të policisë, transmeton albinfo.ch.
Në vazhdimësi Policia ka pasur bashkëpunim të mirë me menaxhmentin e shkollave për një siguri më të madhe në shkolla dhe përreth tyre, për të garantuar një proces sa më të favorshëm mësimor për nxënësit dhe mësimdhënësit si dhe për të shmangur incidentet e ndryshme”, thuhet në apelin e policisë. Po ashtu theksohet se qëllimi i angazhimeve policore është rritja e nivelit të sigurisë dhe garantimi i qarkullimit të lirë për të gjithë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











