Shqipëria

10 zjarre brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar dhjetë vatra zjarri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar dhjetë vatra zjarri, bëjnë të ditura mediat shqiptare.

Sipas zyrtarëve në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 100 punonjës zjarrfikës, 14 automjete zjarrfikëse, 90 forca ushtarake, 10 FNSH, rreth 70 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë, përcjell albinfo.ch.

Shqipëria pothuajse gjatë gjithë kësaj vere ka qenë në ‘luftë’ me zjarret, që kanë qenë të shumta në këtë verë.