Kosova
Kurban Bajrami të festohet me solidaritet
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryesitë e Bashkësive Islame në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni kanë uruar besimtarët për këtë festë
Duke iu drejtuar besimtarëve myslimanë, zëvendëskryetari i Kryesisë së Bashkisë Islame të Kosovës, Reshat Mexhidi ka dhënë një mesazh urimi duke thënë se kjo është festë madhështore të cilën besimtari e stolisë me përkushtim, sakrificë e flijim. Mexhidi, është shprehur se festa e Bajramit sjellë mënyrën më të mirë për mësimet hyjnore, barazinë, unitetin e solidaritetin.
“Festa e Kurban Bajramit, përveç që reflekton adhurimin e Krijuesit fuqiplotë në vete ka edhe simbolikën e flijimit, që tek ne vjen nga koha e Ibrahimit a.s., e që për mision ka vlerat e kamotshme të humanitetit, solidaritetit, bamirësisë, e mbi të gjitha arritjen e devotshmërisë, sepse edhe flijimi i kurbanit që e bëjmë me këtë rast nuk ka për qëllim vetëm derdhjen e gjakut, por mbi të gjitha arritjen e devotshmërisë”, ka thënë ai.
E Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj në mesazhin e tij u bëri thirrje besimtarëve që të bëhen solidarë me njerëzit në nevojë, me jetimët dhe me të gjithë ata që presin përkujdesin dhe vëmendjen tonë. Bajrami i kurbanit që përcaktohet sipas kalendarit hënor (hixhri), fillon në ditën e dhjetë të muajit Dhulhixhe dhe vazhdon katër ditë. Me rastin e festës besimtarët i kanë uruar liderët e institucioneve dhe partive politike.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










