Integrimi
Rrahje masive në mes të besimtarëve në xhaminë e shqiptarëve
Nënkryetari i Bashkësisë Islame Shqiptare që udhëheq me xhaminë, Mursel Ibraimov (Ibraimi) ka thënë se sherri ka ndodhur pasi që kryesia e kishte pushuar nga puna imamin e xhamisë,
Të dielën që shkoi, në një xhami që frekuentohet dhe drejtohet nga shqiptarët, në Gebenstorf të Kantonit Aargau ka ndodhur një rrahje masive në mes të besimtarëve. Siç shkruan gazeta Aargauer Zeitung, shkas për këtë rrahje ka qenë vendimi i kryesisë së xhamisë për t`ia ndërprerë marrëdhënien e punës imamit të xhamisë. Policia e alarmuar ka shkruar në vendin e ngjarjes me dhjetë policë dhe me gjashtë makina policore,ka konfirmuar një zëdhënës i policisë së kantonit për 20minuten.ch.
Nënkryetari i Bashkësisë Islame Shqiptare që udhëheq me xhaminë, Mursel Ibraimov (Ibraimi) ka thënë për mediet zvicerane se sherri ka ndodhur pasi që kryesia e kishte pushuar nga puna imamin e xhamisë, transmeton albinfo.ch. “Pas fjalimit përshëndetës të imamit, u ngritën përkrahësit e tij dhe na sulmuan fizikisht”, thotë Ibraimi.
Sipas tij, imami i cili ka qenë prej tetë vitesh në këtë xhami, kohëve prej kohësh kishte rënë në sy për përçarjen që po e nxiste. Pastaj kryesia ka kuptuar se ai gjatë verës në Maqedoni ishte takuar me imamë radikalë. Kjo ka qenë arsyeja për vendimin që kryesia e mori për ta suspenduar hoxhën.
Por, 8 mbështetës të tij e kishin filluar sherrin që u përshkallëzua në rrahje masive të dielën, ditën që imami po përshëndetej nga besimtarët. Dy nga personat e sulmuar u desh të shkonin në spital për kontrollim.
albinfo.ch merr vesh se imami në fjalë është B.I. nga Gjilani
Këshilli i Komunës Gebenstorf në një letër i ka tërhequr vërejtjen Bashkësisë Islamike Shqiptare se komuna nuk do të tolerojë eksese të tilla. Kjo mënyrë e qasjes në tejkalimin e konfliktit ngjall frikë dhe shqetësim te qytetarët.
“Në veçanti në dritën e zhvillimeve të ndryshme shqetësuese në Evropë, ekseset si ky nuk i kontribuojnë atmosferës së mirë në mesin e popullatës së fshatit. Këshilli Komunal po ashtu ka theksuar se në rast përsëritjeje të zhvillimeve sikur ky, do të shqyrtojë edhe marrjen e masave ligjore.
Kryesia e xhamisë ndërkaq u ka ndaluar hyrjen në xhami tetë personave që kanë nisur sherrin.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero” Në Zvicër ka pak trafik që nga pasditja e së enjtes: bora ka shkaktuar aksidente të...
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve