Sport
Xhaka i ri testohet te Baseli
Bëhet fjalë për Agon Xhakën, kushëririn e dy futbollistëve të njohur shqiptarë Granit dhe Taulant Xhaka, i cili po testohet në klub me rekomandim të mesfushorit të Arsenalit, Granitit
Pas Granit dhe Taulant Xhakës, edhe një futbollist i ri Xhaka mund të vazhdojë karrierën te klubi i madh zviceran, Baseli.
Bëhet fjalë për Agon Xhakën, kushëririn e dy futbollistëve të njohur shqiptarë Granit dhe Taulant Xhaka, i cili po testohet në klub me rekomandim të mesfushorit të Arsenalit, Granitit.
Agon Xhaka u paraqit për 20 minuta në miqësoren ndaj Wohlenit, të cilën Baseli e fitoi me rezultat 6:1.
20-vjeçari që po testohet te Baseli ka kontratë me Prishtinën. “Tageswoche” shkruan se Graniti ka kontaktuar me klubin dhe menaxhmenti e ka ftuar Agonin që të jetë pjesë e ushtrimeve me Baselin, përcjell albinfo.ch.
Futbollisti nuk pritet që të bashkohet me klubin e ri gjatë këtij afati kalimtar.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane Ka gjithnjë e më pak vende parkimi në pesë qytetet më të mëdha zvicerane. Cyrihu, Bazel,...
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën
-
Liftet e skive kanë pasur një fillim shumë të mirë të sezonit të dimrit
-
Më shumë lindje se kurrë më parë në Spitalin Kantonal Winterthur