Kosova
Kosovari akuzohet se ka trafikuar tre kosovarë tjerë
Vozitësi i makinës, shtetas kosovar është identifikuar para policisë me dokumente të rregullta. Ndërsa tre personat tjerë në makinë, të tretë kosovarë, nuk kishin me vete leje për hyrje dhe për qëndrim në Gjermani
Policia Federale e Gjermanisë për regjionin e Munihut ka kapur të martën, më 30 gusht në tunelin kufitar në Füssen një shtetas kosovar, të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore. Personi 30 vjeçar fajësohet se ka futur ilegalisht nga Austria në Gjermani një numër bashkatdhetarësh të tij, shkruan all-in.de.
Ai është kapur me rastin e një kontrollimi që Policia Federale u ka bërë në autostradën A7 personave që ndodheshin në një makinë me regjistrim italian, transmeton albinfo.ch. Vozitësi i makinës, shtetas kosovar është identifikuar para policisë me dokumente të rregullta. Ndërsa tre personat tjerë në makinë, të tretë kosovarë, nuk kishin me vete leje për hyrje dhe për qëndrim në Gjermani. Në vend të kësaj, policia gjatë kontrollimit të veturës ka gjetur një letërnjoftimi italian, i cili rezultoi i falsifikuar. Ky dokument është konfiskuar nga policia.
Sipas deklarimit të personave të përmendur, ata ishin duke shkuar në Belgjikë, për të punuar, përcjell albinfo.ch. Pas përfundimit të masave policore, të tre kosovarët u detyruan të lëshojnë territorin gjerman gjegjësisht iu dorëzuan autoriteteve austriake. Ndërsa shoferi i tyre, i cili jeton në Itali, u lirua nga policia vetëm pasi që pagoi depozitën prej 1200 eurove, të caktuar nga prokuroria publike. Kjo shumë e parave shërben për sigurimin e procedurës penale kundër këtij personi, të dyshuar si trafikues.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?