Shqipëria
Policia shqiptare së bashku me atë italiane patrullojnë hapësira detare
Vëzhgohet hapësira detare nga Velipoja në Ksamil, në kuadër të luftës kundër trafikut të drogës

Policia në Shqipëri ka bërë të ditur se kontrollet e përbashkëta me Guardia di Finanzia-n po vazhdojnë në të gjithë hapësirën detare nga Velipoja në Ksamil, në kuadër të luftës kundër trafikut të drogës.
Policia thotë se kohët e fundit ka një rritje më shumë të nivelit të bashkëpunimit me partnerët kryesorë të kontrollit të kufirit duke bërë të mundur kapjen dhe sekuestrimin e disa mjeteve lundruese të gatshme për trafik lëndësh narkotike, përcjell albinfo.ch.
Të angazhuar janë policia Kufitare, Delta Forcë, dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë, Durrës dhe Shkodër.
Policia shqiptare thotë se shkëmbimi i informacionit bëhet në kohë reale me Policinë italiane dhe Guardia di Finanzia, në koordinim të plotë me zyrën Ndërlidhëse të Policisë së Shtetit në Bari.
https://web.facebook.com/1502420603377639/videos/2025241477762213/
E-Diaspora
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë Familja kosovare që u kthye në Kosovë pas disa vitesh qëndrimi në Gjenevë...
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronarë nga Ballkani
-
Pjesë e orës së mësimit për nxënësit shqiptarë në Romë u bë edhe Çiftelia
-
Vrau 39-vjeçarin shqiptar me thikë në Itali, lirohet i mituri
Jeta në Zvicër
-
Lista e aeroporteve më të mira në planet për vitin 2025, ja kush kryeson 20 aeroportet më të mira në botë ...
-
Uji i pijshëm rreth EuroAeroportit, i ndotur dhe i kontaminuar
-
Rreth 23 milionë lepurushë çokollate të prodhuar në Zvicër për Pashkë
-
Çfarë mbulon sigurimi shëndetësor në Zvicër për kujdesin ndaj shëndetit mendor?
-
Rregullimi i platformave online në Zvicër shtyhet sërish – kritika për vonesën