Kosova
Kosova më 26 shtator aplikon për Interpol
Përveç Kosovës janë edhe 2 shtete tjera që kanë aplikuar për anëtarësim. Nevojiten 2/3 e votave për t’u bërë pjesë e Interpolit
26 shtatori do të jetë një datë e rëndësishme për Kosovë. Në këtë datë pritet të votohet për Kosovën nëse do të pranohet apo jo në Interpol.
Kryeministri në largim, Isa Mustafa do të jetë i pranishëm më 26 shtator në Pekin, në asamblenë e Interpolit, ku në rend të ditës është paraparë të jetë pranimi i Kosovës në Interpol.
“Jemi në proces të harmonizimit të aktiviteteve. Anëtarësimi nuk varet nga ne, varet nga anëtarët e tjerë të Interpolit. Në Komitetin Ekzekutiv të Interpolit janë edhe disa anëtarë të atyre shteteve që se kanë njohur Kosovën. Ne duhet të jemi optimistë dhe të punojmë së bashku që vendimi përfundimtar të jetë vendim në përkrahjen tonë”, është shprehur Mustafa sot gjatë ditës në mbledhjen e Qeverisë, raporton “kallxo.com”.
Ndërkohë, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka thënë se përveç Kosovës janë edhe 2 shtete tjera që kanë aplikuar për anëtarësim. Sipas tij, nevojiten 2/3 e votave për t’u bërë pjesë e Interpolit.
“Janë 3 vende aplikuese për anëtarësim në Interpol. Pranimi bëhet me 2/3 e votave të pjesëmarrësve të pranishëm. Neve na bënë optimisti fakti që komiteti ekzekutiv i Interpolit që përbehet 50/50 me vende që na njohin dhe vende që s’na njohin kanë vendosur me unanimitet që ta fusin në agjendë, aplikacionin e Kosovës”, tha Hyseni, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











