Integrimi
Gjuan me armë drejt një kërcimtare të kabareve
Janarin e kaluar, një 41-vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë viktimën e tij në shtëpinë e saj në lagjen Eaux-vives të Gjenevës
“Unë nuk doja të qëlloja me armë zjarri, ishte një aksident”, shpjegon i pandehuri C. me flokët kaçurrel, të gjata dhe të lidhura prapa, i paraqitur para presidentes së gjykatës penale. I gjykuar për tentimvrasje, ai përsërit disa herë se nuk e kupton se si ndodhi e shtëna me armë drejt krahut të një kërcimtareje të kabareve të moshës 29-vjeçare. Atë natë janari 2011 ai kishte pirë shumë dhe ishte thellësisht i dehur. Kështu që nuk i kujtohen mirë gjërat, në veçanti ngjarja që kishte ndodhur në banesën e viktimës. Një viktimë që nuk u paraqit në gjykatë. Mbase nga frika? Ndoshta. Leja e saj e qëndrimit si dhe kontrata e punës i kanë skaduar që nga marsi i kaluar, shpjegon avokati i saj, Claudio Fedele. Dhe shton se beson që ajo tani për tani qëndron në vendlindjen e saj, në Uzbekistan. Ajo është martuar muajin e kaluar në Francë, përgjigjet me shkathtësi avokati Endri Gega, mbrojtës i C-së. Megjithatë, i burgosuri nuk mund të mos pranojë se ishte autori i shtënies. Sidomos kur dihet se autori nuk kishte mbyllur telefonin në momentin e veprës, duke regjistruar ngjarjen pa dashje në kutinë postare të telefonit të viktimës. Një provë thelbësore për prokuroren Gawlle Van Hove.
Agresori dhe viktima njiheshin që nga viti 2009. Ajo, artiste në kabare. Ai, hajdut i vogël si dhe rojë në hyrjet e klubeve të natës në Gjenevë. Më 1 janar 2011 fillimisht ishin takuar në një banesë të një mikeje të tij, ku së bashku ata pinë shumë alkool. “Ne kemi bërë dashuri”, thotë i akuzuari. Pastaj kemi shkuar të takojmë disa shokë në një piceri në lagjen Acacias. Aty ata vazhdojnë të pinë. Në kafene, C. i dorëzon armën e tij si dhe çelësat e banesës kërcimtares. Po përse ai është i armatosur ? I pandehuri, i cili pohonte se nuk dinte asgjë për armët, tregon se kishte blerë armën në fjalë në Francë një javë para ngjarjes fatkeqe. Ai thotë se dëshironte ta sillte atë në Shqipëri. Nuk do të mësojmë asgjë më tepër. Rreth mesnates “çifti” shkon në Klubin Java (Gjenevë). Papritmas, kërcimtarja vendos të kthehet në shtëpi, pak para orës 3:00 të mëngjesit. Vetëm e lodhur? Apo xheloze duke e parë C-në në valle me një vajzë tjetër? Misteri zotëron plotësisht.
Si ndodhi?
C. befasohet me largimin e papritur të zonjës. Një shok e dërgon shpejt me makinë drejt lagjes Eaux-vives, para ndërtesës ku gjendej viktima. Ai zbret nga makina dhe thërret disa herë në telefon gocën në shtëpinë e saj. Gjatë një gjysmë ore ai i lë disa mesazhe misterioze në kutinë postare të telefonit: “Thirrëm. Ti kurrë punë në Gjenevë. Faleminderit shumë”. Këto mesazhe vlerësohen sikur të jenë kërcënime kundër vajzës, që japin të kuptojnë se karriera e saj në kabaretë e Gjenevës do të merrte fund.
Gjithsesi, para orës 4:00 të mëngjesit duket se C. ka hyrë në banesën e viktimës, pasi që kishte thyer derën e saj. Ndërsa vajza qëndronte e shtrirë në shtrat dhe fillon të bërtasë. Me që ai nuk kishte mbyllur mirë telefonin, apo kishte thirrur viktimën pa dashje, kutia postare e telefonit të vajzës regjistron tërë ngjarjen. Sipas aktakuzës, i pandehuri nxjerr armën nga çanta e zonjës dhe e qëllon me të. Plumbi prek krahun e majtë të saj, afër zemrës. “Arma ime ka shpërthyer aksidentalisht, sepse ajo ishte në xhepin tim”, argumenton C.
Ndërkohë që viktima plagoset rëndë, C. hedhet në një taksi. “Ika për të kërkuar një farmaci të hapur. Dhe nuk kishte”. Një shoqe e viktimës e thërret dhe i tregon se ambulanca tashmë është lajmëruar. Aty për aty, agresori hedh armën dhe ik për në Itali, duke kaluar përmes Francës. Ndërkohë viktima dërgohet në spital, ku operohet urgjentisht. Plumbi i shkatërron tërësisht ashtin e dorës (humerus).
Disa ditë më vonë i dyshuari zbulohet në qytetin e vjetër të Casale Monferrato, në Piemonte. Duke marrë parasysh se C. ishte i rrezikshëm, policia italiane ndërmerr masa drastike. Jo më pak se njëzet policë të pajisur me helmeta dhe xhaketa kundër plumbave ndërhyn për të kryer arrestimin. I pandehuri strehohej te një anëtar i familjes së tij, në Casale. Më pas, shqiptari 41-vjeçar ekstradohet në Gjenevë. Fillimisht ai pohon se nuk i kujtohet sulmi i lartpërmendur. Pastaj, gradualisht, i kujtohen disa gjëra. Gjyqi vazhdoi tërë pasditen.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar Për vitin aktual, SBB pret një fitim që ka të ngjarë të jetë në të njëjtin...
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave