E-Diaspora
Kuzhinieri 18-vjeçar shqiptar po lufton që të mos dëbohet
Ali, 18-vjeçar, është treguar një kuzhinier i jashtëzakonshëm, megjithatë, tashmë është në prag të dëbimit
Përkundër se është treguar një kuzhinier shumë i mirë, është integruar mirë dhe dëshiron të qëndrojë në Britaninë e Madhe, 18-vjeçari shqiptar rrezikon të dëbohet.
Ai po lufton me të gjitha mjetet për të qëndruar në Angli, por kjo duket e pamundur. Ali, tashmë 18-vjeçar, kishte shkuar në Angli, pasi po torturohej nga babai i tij. Por, autoritet i kanë refuzuar qëndrimin dhe ai është pranë dëbimit, shkruan ‘BBC’, në një tjetër shkrim për shqiptarin, i cili është bërë sensacion në Angli, përcjell albinfo.ch.
Zyrtarët kanë thënë se ai duhet të kthehet në shtëpi, pasi nuk përballet me rrezik real. Kujdestari i tij, John Stones, ka filluar një fushatë online për të rritur ndërgjegjësimin për rastin e Aliut, dhe ai ka apeluar në Gjykatën e Emigracionit në Newport.
Ai ka thënë se nuk mund të adaptonte Aliun, megjithatë, nëse kthehet në Shqipëri, ai do të shkonte me të. “Unë nuk mund të jem baba i natyrshëm i Aliut, por unë jam babai i parë që ka pasur”, ka thënë ai.
Shqiptari ka marrë mbështetjen edhe nga Simon Hulstone, i cili drejton restorantin “Elephant” në Torquay, Devon. “Ai ka një karrierë premtuese para tij dhe ne duam që ai të bëjë më të mirën në jetën e tij”.
Kërkesa e parë e shqiptarit është refuzuar dhe tashmë ai është në prag të dëbimit. 18-vjeçari ka thënë se nuk mund të përballoj kthimin në shtëpi. “Shkuarja në shtëpi do të vriste gjithçka që kam krijuar”.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane Ka gjithnjë e më pak vende parkimi në pesë qytetet më të mëdha zvicerane. Cyrihu, Bazel,...
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën
-
Liftet e skive kanë pasur një fillim shumë të mirë të sezonit të dimrit
-
Më shumë lindje se kurrë më parë në Spitalin Kantonal Winterthur