Kosova
Më 4 shtator fillon vitit ri shkollor në Kosovë
"Sivjet është risi pasi kemi vendosur që vetëm deri në klasën e gjashtë t’i shpërndajmë tekstet pasi që nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë kemi përdorur rezervat e viteve paraprake”, ka thënë ministri Bajrami
Ministri në detyrë i Arsimit në Kosovë, Arsim Bajrami ka njoftuar kabinetin qeveritar se ky dikaster i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura që të hënën, më 4 shtator të nis viti i ri shkollor në arsimin parauniversitar në Kosovë.
Ai ka deklaruar se gjatë kohës së pushimeve është bërë furnizimi i nxënësve nga klasa e parë deri në të gjashtën me tekste shkollore. “Gjatë kohës së pushimeve është bërë renocimi dhe meremetimi i numrit të madh të shkollave”, ka thënë ai, duke shtuar: “Është bërë furnizimi i nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë me tekste shkollore. Sivjet është risi pasi kemi vendosur që vetëm deri në klasën e gjashtë t’i shpërndajmë tekstet pasi që nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë kemi përdorur rezervat e viteve paraprake”, ka thënë ministri Bajrami, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











