Kosova
S’ka më krizë energjetike
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për shpronësim të pronave në zonën Hade dhe Shipitullë, duke i hapur kështu mundësin KEK-ut që të gërmojë për eksploatimin e thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike
Ekzekutivi kosovar në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për shpronësim të pronave në zonën Hade dhe Shipitullë, duke i hapur kështu mundësin KEK-ut që të gërmojë për eksploatimin e thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike.
Në këtë projekt nga 17 prona sa është paraparë do të hyjnë vetëm 11 pasi, disa nuk kanë pranuar, transmeton albinfo.ch.
Por kjo tejkalon mundësinë e ndonjë krize për energji në Kosovë. Qeveria miratoi gjithashtu edhe propozim vendimin për shqyrtimin e mëtejme të kërkesës për shpronësim të pronave të cilat preken nga ndërtimi i ndërtesave të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit, pika kufitare Merdar në komunën e Podujevës.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala paraqiti kërkesën për shpronësime disa pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i disa projekteve në pikat kufitare që kanë të bëjnë me ndërtimi e ndërtesave të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit.
Shala ka thënë se janë plotësuar të gjitha kushtet për shpronësim dhe në fund vendimi u miratua nga Qeveria.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











